Lideri me fitoren e pestë radhazi

Bashkimi ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e pestë radhazi të Superligës, ndërsa ekipi prizrenas ka shënuar fitore ndaj Yllit në duelin e së dielës mbrëma, për të vazhduar perfeksionin në Superligë — me pesë fitore radhazi në pesë ndeshjet e para të stinorit. Dhe, falë koshdallimit vazhdojnë të jenë liderë të Superligës pas kaq xhirosh.

Pas pjesës së parë që përfundoi me rezultat 27-33, Bashkimi ka pasur një seri të mirë në çerek të tretë për të thelluar rezultatin në 41-53 kur mbetën edhe 10 minuta deri në fund të lojës. Në periudhën e fundit Ylli ishte më i mirë, afroi rezultatin deri në 50-53 7.29 minuta para fundit të lojës, por portokallezinjtë u këndellën për të mos lënë befasi dhe për të shkuar te fitorja me 10 pikë dallim, 64-74.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Kyan Anderson me 16 pikë, 7 asistime e 4 kërcime ka qenë më i dalluari te Bashkimi në fitore. Jan Palokaj shënoi gjithashtu 16 pikë ndaj ish ekipit të tij. 12 pikë i dha DeQuon Lake, që kreu lojën me double-double duke bërë edhe 13 kërcime në fitore.

Te skuadra vendase, koshashënues më i mirë ka qenë Trevon Allen me 15 pikë, ndërsa kontribut në pikë dhanë edhe Lovre Basic (11) dhe Lis Shoshi (10). Kjo ka qenë humbja e katërt për Yllin e drejtuar nga Fotis Takianos.

Derisa Bashkimi është lider i Superligës me 5-0 dhe xhiron tjetër luan derbin me Pejën gjithashtu të pamposhtur 5-0, Ylli aktualisht është në bilanc 1-4.

 

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live