Liria ka reaguar ndaj golit të anuluar prej referit sot

Klubi i Lirisë ka reaguar zyrtarisht ndaj golit të anuluar sot prej referit kryesor të ndeshjes Liria – Vushtrria. Prizrenasit kanë vlerësuar pas inçizimeve të ndeshjes, saktësisht rastit, që goli i anuluar i shënuar prej Dijar Nikqit ka qenë plotësisht i rregullt.

Më pas, Liria pësoi dhe u mposht nga Vushtrria, 0-1!

REAGIMI I FC LIRISË

“Reagim zyrtar
Klubi ynë reagon ndaj anulimit të golit të rregullt të shënuar nga Dijar Nikqi në ndeshjen mes FC Liria dhe KF Vushtrria.
Gjyqtari Rrezart Hasani e anuloi golin duke pretenduar për faull, megjithëse nga pamjet shihet qartë se nuk kishte faull nga lojtari ynë, përkundrazi kontakti ishte ndaj tij. Nëse goli nuk do të pranohej, situata duhej të ndëshkohej me penallti për ekipin tonë.
Edhe pse ishte në funksion VAR-i me gjyqtarin Ilir Mehmeti, u mor një vendim që ngre shumë dyshime dhe dëmton besimin në drejtësinë sportive. Klubi ynë nuk do të heshtë përballë padrejtësive të tilla.”

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live