Liria riktheu Altin Sylejmanin

Qendërmbrojtësi që pjesën vjeshtore të stinorit e kaloi te Vëllaznimi, i është rikthyer Lirisë për pjesën pranverore të stinorit. Një emër i njohur në “Përparim Thaçi”, Altin Sylejmani, është zyrtarizuar dje si lojtar i ri i Lirisë, si përforcim nga kuqezinjtë e Gjakovës.

Futbollisti në fjalë në stinorin e kaluar ka qenë pjesë e Drenicës në Ligë të Parë, por nuk vazhdoi me ata në Superligë. Sylejmani është futbollisti i katërt i zyrtarizuar si përforcim i Lirisë për pjesën pranverore të stinorit.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live