Lista e Kosovës: Ftohet Hajdari, kthehen Rashica e Zhegrova

Është publikuar lista e Franco Fodës me ftesat që i ka bërë futbollistëve të Kosovës për ndeshjet e rëndësishme kualifikuese për Botërorin 2026 ndaj Sllovenisë në shtëpi dhe Suedisë si mysafir.

Theks i veçantë në prurjen e re të Kosovës, derisa Albian Hajdari është në listë, pas pranimit të Kosovës. Ish lojtari i Zvicrës, tash e tutje do të mund të përfaqësojë Kosovën pasi që ka kryer të gjitha obligimet për kalim nga Federata.

Gjithashtu, me rëndësi të veçantë rikthimi i dyshes Milot Rashica dhe Edon Zhegrova. Të dy ishin lehtë të lënduar gjatë shtatorit dhe nuk ishin pjesë e Kosovës, ndërsa për tetor duket të jenë gati. Amir Rrahmani do të vazhdojë të mungojë pas lëndimit të pësuar në shtator ndaj Zvicrës. Kapiteni është akoma në fazë të rikuperimit.

Përndryshe, lista e Kosovës përbëhet nga:

FTESAT:

PORTIERË: Arjanet Muric, Amir Saipi, Visar Bekaj.

MBROJTËS: Mërgim Vojvoda, Florian Haxha, Lumbardh Dellova, Ilir Krasniqi, Kreshnik Hajrizi, Fidan Aliti, Albian Hajdari, Ron Raçi, Dion Gallapeni, Leard Sadriu.

MESFUSHORË: Ermal Krasniqi, Muharrem Jashari, Milot Rashica, Valon Berisha, Leon Avdullahu, Veldin Hodza, Elvis Rexhbeçaj, Lindon Emërllahu, Meriton Korenica, Edon Zhegrova, Florent Muslija.

SULMUES: Vedat Muriqi, Fisnik Asllani, Albion Rrahmani.

Kujtojmë, Kosova më 10 tetor pret Slloveninë në Prishtinë, ndërsa më 13 tetor luan ndaj Suedisë në Goteborg. Deri tani, Kosova që bën pjesë në Grupin B kualifikues për Botëror ka 3 pikë, me rast të fitores madhore ndaj Suedisë në shtator.

Gjendja në Grupin 2, pas ndeshjeve të shtatorit është: Zvicra 6 pikë, Kosova 3 pikë, Suedia 1 pikë, Sllovenia 1 pikë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live