Llapi pa fat! Prishtina e Re shkëput pikë në Podujevë!

Prishtina e Re ka marrë edhe një pikë. Pas barazimit të siguruar në xhiron e kaluar ndaj Drenicës, ekipi i drejtuar nga Shpëtim Babaj që gjendet në fund të tabelës në Superligë, ka shkëputur një pikë edhe nga Llapi sot.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Ka qenë ish lojtari i Llapit, Elvis Prençi që shënoi me kokë për epërsinë e Prishtinës së Re, pas kornerit, ndërsa në fillim të pjesës së dytë për vendasit barazoi Arianit Hasani. Prej momentit të barazimit, Llapi ka pasur edhe minimalisht tre raste ideale, por asnjëra nuk gjeti portën e mysafirëve dhe kështu, ekipet ndanë pikët në fund, Llapi – Prishtina e Re 1-1 [Arianit Hasani 51′ — Elvis Prençi 14′].

Llapi me barazimin e pestë sezonal, aktualisht është i gjashti në renditje tabelare të Superligës me 21 pikë, ndërsa Prishtina e Re e fundit, e dhjeta, ka 9 pikë nga 13 xhiro.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live