Lojtari i Borës, rikthehet te ish ekipi i tij

Basketbollisti që bëri emër te Bora dhe mori edhe shiritin e kapitenit të skuadrës, Adem Mekic, është bërë lojtar i ri i Zarës në Kroaci. Mekic është zyrtarizuar si lojtar i rikhtyer te Zara.

I njohur si basketbollisti kampion me KK Zadar që ka qenë edhe “njeriu atmosferë” i zhveshtores së klubit kroat këtë stinor me Borën ka pasur mesatare prej 24.3 minutash për ndeshje, ku ka shënuar 6.5 pikë, 2.5 asistime dhe 4.3 kërcime për ndeshje.

Sipas njoftimit të faqes zyrtare të Zarës, Mekic (31 vj. + 195cm.) ka nënshkruar kontratë deri në fund të këtij stinori me klubin, ndërsa do të punojë nën urdhërat e trajnerit Danijel Jusup, me të cilin ka punuar edhe më parë.

Kujtojmë, Bora kishte publikuar në janar të vitit 2025 se ka vazhduar kontratën me Mekicin për dy vite të ardhshme!

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live