Me fitore, Dinamo i afrohet në një pikë lideres!

Fitore e pritur e Dinamos sot në shtëpi ndaj Prizrenit që po kalon kohëra të vështira sa i përket rezultateve në stinorin debutues në Ligë të Parë! Ferizajasit e drejtuar nga Arsim Abazi kanë shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Prizrenit sot, ndërsa të dy golat për ata në fitore i dha sulmuesi Daniel Tette!

Tette shënoi një në fillim të ndeshjes dhe një në fillim të pjesës së dytë, ashtu që ekipi i tij të menaxhojë ndeshjen pa shumë probleme gjatë periudhës tjetër të lojës në vazhdim, Dinamo – Prizreni 2-0 [Daniel Tette 2′, 50′]. Në golin e parë ganezi u asistua nga Enhar Cakolli.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Fitorja e Dinamos dhe barazimi i Vushtrrisë sot ndaj Vjosës ka bërë që ekipi ferizajas t’i afrohet në një pikë lideres Vushtrria. Aktualisht, Dinamoa mbylli xhiron në pozitë të dytë me 53 pikë, një më pak sesa vushtrriasit liderë. Prizreni në anën tjetër është i fundit në tabelë, me 13 pikë nga 25 ndeshje në pozitë të 18-të.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live