Me mbi 100 pikë të shënuara, Trepça arrin fitoren e parë

Trepça, kampione aktuale e Kosovës, ka arritur të shënojë fitoren e parë të stinorit sonte, duke e mposhtur Vëllaznimin që në “Minatori” luajti në cilësi të vendasit. Ekipi mitrovicas i drejtuar nga strategu boshnjak Adis Beciragic, nuk ka pasur problem për të arritur te fitorja pas dominimit të treguar në pjesë të parë, për të kaluar pa shumë telashe pjesën e dytë të ndeshjes dhe për të arritur te fitorja, 85-105.

Batin Tuna ka shënuar rekord pikësh prej se ka arritur në ekipin mitrovicas, duke dhënë 24 sosh, ndërsa ka bërë edhe 6 asistime e 10 kërcime. Moustapha Amzil ka dhënë 22 pikë, 2 asistime e 7 kërcime në fitore, ndërkaq Adnan Arslanagic ka shënuar 15 pikë në fitore, duke shutuar 3/4 për tre pikë.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS

Te ekipi gjakovar i drejtuar nga Jeronimo Sarin, Marques Warrick ka qenë më efikasi, duke kryer ndeshjen me 19 pikë. Pos tij, me pikë dyshifrore ndeshjen për kuqezinjtë e kryen edhe Ziggy Reid, 15 dhe Jon Ismajli, 11.

Derisa për Trepçën kjo është fitorja e parë sezonale dhe tani bën bilancin 1-1, Vëllaznimi mbetet ende në kërkim të fitores dhe aktualisht është në 0-2. Trepça pret Bashkimin në xhiron e radhës, ndërsa Vëllaznimi është mysafir i Yllit.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live