Mikaile Tmusic (Trepça) – MVP (10)

Për herë të parë këtë stinor, Mikaile Tmusic, është përzgjedhur MVP i xhiros nga FBK. Lojtari i Trepçës ka qenë kryesor në fitoren e ekipit mitrovicas ndaj Bashkimit, ku këta të fundit janë liderë të Superligës.

Tmusic në këtë përballje luajti me 20 pikë, 3 asistime dhe 7 kërcime, ku indeksi efiçencës së basketbollistit shkoi në 21! Përndryshe, në katër xhirot e fundit, janë tre lojtarë të gjelbërezinjëve që kanë marrë çmimin e më të mirit të javës nga FBK, që tregon edhe ngritjen e ekipit të tyre në xhirot e fundit të elitës.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live