
Sporte të tjera
Muhamedin Veseli i 7-ti në Podgorica Senior EU
Xhudisti ynë Muhamedin Veseli ka marrë pozitën e shtatë në turneun Podgorica Senior European Cup që po mbahet në kryeqytetin e Malit të Zi. Veseli në rrugëtimin e tij së pari fitoi me yuko Vlaldislav Vendin nga Rusia, për të kaluar raundin e dytë me dy waza-ari Pavle Popovicin malazez.
Për Veselin pengesa erdhi në çerekfinale, kur rusi Levon Tumasiants e mposhti me waza-ari. Në repechage, Muhamedini mposhti me waza-ari Vas Middletonin austrlian, për të mos arritur pas tij ta kalonte Lino Andrea della Russo nga Gjermania, për të mbyllur garën në pozitë të shtatë.
