Nisin përforcimet te vreshtarët, zyrtarizohet J’Von McCormick!

Basketbollisti amerikan i lindur në vitin 1997, J’Von Joseph McCormick është zyrtarizuar sot te KB Rahoveci 029 si lojtar i ri i ekipit. Vreshtarët, që janë në vend të fundit të tabelës së Superligës, kanë paralajmëruar se do të bëjnë ndërrime në skuadër dhe pas ndarjes së rrugëve me Jalen Johsnon dhe Isaiah Umipig sot kanë dalë me emrin e ri në ekip.

J’Von McCormick është playmaker 183cm. i gjatë kurse së fundi ka qenë pjesë e ekipit lituanez Silute, ku në 14 ndeshjet kampionale ka pasur mesatarisht 27.6 minuta për ndeshje, duke dhënë 11.7 pikë, 5.1 asistime dhe 4.9 kërcime.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Lojtari në fjalë ka qenë pjesë edhe e ekipit nga Katari, Al-Sadd, ndërsa debutimin evropian e ka bërë në ligën e dytë turke, duke luajtur për Kagitsporin në stinorin 2021/22.

“Welcome J’Von!
Me kënaqësi ju prezantojmë se kemi arritur marrëveshje me J’Von McCormick.
Tashmë ai është bashkuar me ekipin dhe kanë filluar përgatitjet e para.
Bashkë më të fortë!” — shkroi KB Rahoveci 029 në njoftim.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live