
Një Zidane te Drita
Kampionja e Kosovës, Drita, që ka siguruar për herë të parë në histori kualifikimin në Ligë të Konferencës, ka zyrtarizuar mesfushorin e ri francez, Mamadou Ben Zidane.
Ben Zidane 19 vjeçar luan në mesfushë, ndërsa së fundi ka qenë pjesë e SC Bastias. Drita pret që talenti dhe aftësia e tij t’i ndihmojnë ekipit në rrugëtimin e tyre evropian.
Njoftimi i Dritës
“FC Drita ka kënaqësinë të njoftojë transferimin e lojtarit të ri në radhët tona, Mamadou Ben Zidane. Mesfushori 19-vjeçar i bashkohet klubit tonë nga ekipi francez SC Bastia, duke sjellë energji të re dhe potencial të madh për të ardhmen. Me talentin dhe aftësitë e tij, Zidane pritet të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën bardhekaltër në garat vendore dhe ndërkombëtare.
FC Drita i uron mirëseardhje Zidanes-s në familjen bardhekaltër dhe i dëshiron shumë suksese në këtë kapitull të ri të karrierës së tij.” — shkroi FC Drita në njoftim.
Rivalët në Conference League
Përndryshe, Drita që nuk ka nisur mirë Superligën këtë stinor, pasi që ende nuk ka asnjë fitore nga dy ndeshjet e para aty, në kuadër të Ligës së Konferencës ka këta kundërshtarë: AZ Alkmaar, Rayo Vallecano, Omonoia, Kups, Shkëndija dhe Shelbourne.