
Kosova
Orari i ndeshjeve të Kosovës në Ligën e Kombeve 2026/27
Pas tërheqjes së shortit dje dhe kuptimit të rivalëve që do t’i ketë Kosova në kuadër të edicionit të radhës të Ligës së Kombeve, sot janë bërë të ditura edhe oraret e ndeshjeve të Grupit 3 në Ligën B të Kombeve, ku “Dardanët” do të marrin pjesë për herë të parë.

Kështu, Kosova që do të luftojë për një pozitë sa më të mirë të mundshme në këtë Ligë të Kombeve, do të ketë punë me Austrinë, Izraelin dhe Irlandën.
E sa i përket ndeshjeve, ato do të zhvillohen në shtator, tetor dhe nëntor të këtij viti. Ndërsa orari i ndeshjeve është ky:
ORARI I KOSOVËS:
24 shtator, Kosova – Irlanda
27 shtator, Austria – Kosova
1 tetor, Izraeli – Kosova
4 tetor, Kosova – Austria
14 nëntor, Kosova – Izraeli
17 nëntor, Irlanda – Kosova.

