Orari: Kosova nis parakualifikimet ndaj Shqipërisë

Kosova ka mësuar kundërshtarët me të cilët do të përballet në Raundin e Parë Parakualifikues për FIBA EuroBasket 2029.

Ndeshja e parë e Dardanëve do të jetë kundër Kuqezinjve më 30 nëntor. Kjo do të jetë ndeshja e vetme në Dritaren e parë, ndërsa në Dritaren e Dytë, Kosova e pret Sllovakinë më 27 shkurt 2026.

Në korrik të vitit të ardhshëm do të jenë ballafaqimet e fundit, ndaj Shqipërisë si vendas dhe Sllovakisë si mysafir, më 2 korrik, përkatësisht 5 korrik.

Në Rrethin e Dytë kualifikohen tri vendet e para dhe vendi i dytë më i mirë.

Raundi i Parë i Parakualifikimeve do të luhet në tre dritare: nëntor 2025, shkurt 2026 dhe qershor-korrik 2026.

Orari i ndeshjeve

27 nëntor 2025
Sllovakia-Shqipëria
30 nëntor
Shqipëria-Kosova
27 shkurt 2026
Kosova-Sllovakia
2 mars 2026
Shqipëria-Sllovakia
2 korrik 2026
Kosova-Shqipëria
5 korrik 2026
Sllovakia-Kosova

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live