Pas Cibonës, Bashkimi mposht edhe Reggianën në “Sezai Surroi”

Bashkimi ka arritur edhe një fitore të madhe në Prizren. Pas Cibonës, Bashkimi ka shënuar fitore edhe ndaj Reggianës italiane sonte në “Sezai Surroi” duke treguar cilësi dhe mençuri, veçanërisht në momentet vendimtare të ndeshjes, për të marrë triumf minimal, 77-76.

Bashkimi e nisi më mirë ndeshjen, por italianët u kthyen në çerek të dytë për të mbyllur pjesën e parë në epërsi, 41-43. Në pjesë të dytë, prizrenasit më të kujdesshëm në lojë, përkundër epërsisë së shtuar të italianëve në 5-6 pikë, arritën të kthehen në lojë dhe ta përmbysin atë krejt në fund të ndeshjes, kur Reggiana nuk arriti të shënojë në tre sulme radhazi.

TJ Bickerstaff ishte koshashënues më i mirë te Bashkimi, ndërsa kreu lojën me double-double prej 18 pikëve dhe 13 kërcimeve. Kyan Anderson është treguar i pandalshëm për mysafirët. Ai dha 17 pikë, duke shutuar me saktësi 50% për tre pikë (3/6), kurse bëri edhe 6 asistime e 4 kërcime në fitore. Me 10 pikë e 7 kërcime lojën e kreu Lejson Zeqiri.

Te Pallacanestro Reggiana më të dalluar sonte ishin Tomas Woldetensae me 21 pikë dhe Jaylen Barford me 16 të shënuara. Por ekipi i drejtuar nga greku Dimitris Priftis në fund u mposht nga prizrenasit që po udhëhiqen suksesshëm nga Igor Jovovic.

Me këtë fitore, tani më Grupi J i FIBA Europe Cup është ngushtuar krejtësisht dhe gjithçka do të vendoset në xhiron e fundit të saj. Në xhiron e fundit të fazës grupore të FIBA Europe Cup, në stinorin debutues aty, Bashkimi do të jetë mysafir i Dijonit në Francë (18 nëntor), që për momentin është lider i grupit.

TABELA AKTUALE E GRUPIT J:

1. Dijon 3-2, +10
2. Cibona 3-2, -10
3. Reggiana 2-3, +37
4. Bashkimi 2-3, -37.

Xhiroja e fundit, e gjashtë:
18.11. Cibona-Reggiana
18.11. Dijon-Bashkimi.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live