Pas humbjes së kreut, ndahen me trajnerin!

Ishin liderë të Ligës së Parë para se t’ia niste xhiroja XXVIII aty. U mposhtën në derbi nga Vëllaznimi 2-1, me përmbysje. Në fund të xhiros, ekipi pa veten në pozitë të dytë, me pikë të njëjta si liderja aktuale, Vushtrria.

Por, për ferizajasit e Dinamos deri këtu ka qenë rruga me Arsim Abazin trajner, me të cilin ekipi ngriti rrugëtimin në Ligë të Parë. Fiks dhjetë xhiro drejtoi ekipin në kuadër të kampionatit, ndërsa po e lë atë pas katër muajve punë, me pikë të njëjta si liderja (59) kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në fund të stinorit.

Shiko > > > TABELA AKTUALE E LIGES SE PARE

“FC Dinamo njofton se ka ndarë rrugët me trajnerin Arsim Abazi. Gjatë periudhës 4-mujore në klub, trajneri Abazi ka dhënë kontribut profesional dhe përkushtim maksimal.
FC Dinamo e falënderon për punën e bërë dhe i uron suksese në vazhdim.
Ndërkohë, drejtimin e ekipit nga tani e tutje do ta marrë trajneri Egzon Shabani.” – bëri të ditur FC Dinamo dje, duke treguar se tashmë Shabani do të bëhet timonier në ndeshjet e mbetura të ekipit.

 

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live