Vushtrria kampione e Ligës së Dytë, siguron Ligën e Parë

Skuadra e Vushtrrisë në basketboll, pasi që ka fituar serinë finale të playoffit në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës në basketboll, ka siguruar vizën për të arritur një kategori më lartë, në Ligë të Parë.

Vushtrriasit kanë shënuar fitore me rezultat 2-0 në serinë finale, ku ndeshja e dytë u zhvillua në Palestrën Sportive “Kaçaniku”, ndërsa kanë fituar KB Kaçanikun në të dyja ndeshjet për tu stolisur me medalje dhe për të marrë trofeun.

Përndryshe, për të treguar që ka qenë ndër kandidatët më seriozë për Ligë të Parë, KB Vushtrria përgjatë stinorit të rregullt në Ligë të Dytë ka pasur bilans perfekt, duke e kryer atë me 16 fitore nga 16 ndeshje për të mos shijuar humbjen asnjëherë. Kaçaniku ishte i dyti në stinor të rregullt, duke e kryer stinorin 13-3, ndërsa në gjysmëfinalen e playoffit eliminoi Policinë e Kosovës.

SERIA FINALE:

11.04. “Jeton Tërstena” Vushtrri | I. Vushtrria – Kaçaniku 92-58, (1-0)
14.04. “Kaçaniku” Kaçanik | II. Kaçaniku – Vushtrria 63-82 (0-2).

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live