Pas trajnerit, Bora zyrtarizon edhe një lojtar të ri në ekip

Ekipi i Borës që nuk ka shijuar akoma fitoren këtë stinor në Superligë, disa ditë pas zyrtarizimit të trajnerit të ri të ekipit Zoran Kascelan, ka bërë të ditur se ka angazhuar në ekip edhe një lojtar të huaj.

Basketbollisti 195 cm. i gjatë që vitin tjetër mbush të 30-tat, Tyler Cheese, është emri i ri që do të jetë pjesë e ekipit prishtinas. Për Borën, ky është stinori i dytë në histori të tyre në Superligë, ndërsa këtë stinor që e nisën me trajnerin bullgar, Lubomir Minchev, nuk filloi mirë.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Nga katër xhirot e para, Bora ka katër humbje, ndërsa në ndërkohë skuadra kërkon që të përmirësojë rosterin e lojtarëve ashtu që të nis këndelljen, që pritet të vijë me trajnerin e ri të ekipit. Se a do të arrihet kjo, mbetet të shihet në xhirot në vijim dhe çka do të sjellë vazhdimi i stinorit për bardhekaltërit.

Cheese së fundi ka qenë pjesë e ekipit meksikan, Panteras, ku ka luajtur me mesatare prej 9.8 pikësh, 0.6 asistimesh dhe 3.4 kërcimesh në ndeshje. Para kësaj, ai ka luajtur në disa liga evropiane duke qenë pjesë e ekipeve polake, franceze, finlandeze, italiane, etj. Ai mesataren më të mirë e ka pasur në stinorin 2023/24 duke qenë pjesë e Solveras në Poloni, ku ka luajtur me 20.4 pikë, 3.3 asistime dhe 3.6 kërcime, si basketbollist që do të mund të luajë në pozitat një dhe dy në fushë të lojës.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live