Peja fiton derbin ndaj Prishtinës, vazhdon pamposhtshmërinë

Peja ka shënuar fitore ndaj Prishtinës në derbin e xhiros së pestë të Superligës. Verdhezinjtë mysafirë të drejtuar nga Gregg Gibson janë treguar më të mirë sesa ekipi i Michalis Kakiouzis në disa momente, për të çuar ekipin te fitorja me menaxhim të balancuar të lojës.

Peja fitoi derbin me rezultat 90-95, ndërsa koshashënuesi më i mirë në fitore të tyre ishte Cesare Edwards me 21 pikë e 10 kërcime. Me 20 pikë u dallua Tajh Green, ndërkaq 15 të tjera i dha Jordan Johnson.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Te Prishtina, e tërë pesëshja e parë shënoi pikë dyshifrore, por pamjaftueshëm për të ndalë kundërshtarin. Më së shumti pikë dha Adrio Bailey, 19, ndërkaq 18 të tjera i shënoi Deondre Burns.

Fitorja, bën që Peja të bëj bilancin 5-0 për të vazhduar me perfeksion fillimin e stinorit, ndërsa Prishtina tashmë ka dy humbje radhazi dhe pas Bashkimit, është mposhtur edhe nga Peja për të bërë bilancin 3-2.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live