Peja nuk gabon dhe barazon pikët me liderin!

Peja i është kthyer fitores! Verdhezinjtë kanë shënuar fitore ndaj Yllit sonte në “Karagaç” në cilësi të mysafirit dhe kanë bërë bilancin 7-2 duke u barazuar me liderin Bashkimi, që tashmë i prin renditjes vetëm falë koshdallimit më të mirë.

Në secilin çerek Peja krijonte avantazh shtesë ndaj suharekasve të drejtuar nga Jeronimo Sarin dhe në fund fitoi ndeshjen me 19 pikë dallim, 63-82, për të treguar dominimin e plotë në këtë duel.

Musab Mala dhe Jordan Johsnon ishin më efikasit sonte te Peja me nga 16 pikë të shënuara. Tajh Green dominoi nën kosh dhe kreu lojën me double-double prej 15 pikëve dhe 17 kërcimeve. Dardan Berisha luajti me 9 pikë, 5 asistime e 2 kërcime në fitore.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Trevon Allen ishte koshashënuesi më i mirë i ndeshjes. Ai dha 20 pikë për Yllin. Antwan Scott shënoi 12 pikë, ndërsa të tjerët nuk u duk të jenë në ditën më të mirë të tyre.

Fitorja, e bën Pejën me bilanc 7-2. Ylli tash është i fundit në tabelë me bilanc 2-7.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live