Peja rikthen Fatlind Shoshajn

Atkualisht e treta në renditjen tabelare, KB Peja, ka zyrtarizuar pak më parë lojtarin e ri në ekip. Në fakt, është rikthim i Fatlind Shoshajt që ishte bërë kampion me Pejën në vitin 2023!

Shoshaj i është bashkuar Pejës për pjesën e dytë të stinorit të Superligës, ndërsa verdhezinjtë e drejtuar nga Gregg Gibson shpresojnë përsëri në trofe me ardhjen e tij në ekip.

Kur ishte te Peja, Shoshaj 23 vjeç aktualisht, ka pasur mesatare prej 2.4 pikëve, 1.4 asistime dhe 2.4 kërcime për ndeshje.

“KB Peja njofton se ka arritur marrëveshje për transferimin e Fatlind Shoshaj, i cili rikthehet te GO+ Peja pas vitit 2023 – ku ishte pjesë e skuadrës që u shpall Kampion.
Shoshaj i bashkohet ekipit tonë për pjesën e dytë të sezonit, pjesën vendimtare ku luftohet për trofe.” — shkroi KB Peja në njoftim.

Verdhezinjtë nga “Karagaçi” aktualisht janë në bilanc 8-5 dhe gjenden në pozitë të tretë të renditjes tabelare të Superligës. Në xhiron që vjen, ata ndeshen me Vëllaznimin, kur edhe përfundon cikli i dytë i dueleve të Superligës.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live