Peja vazhdon me Dardan Berishën

Basketbollisti i dalluar i Kosovës, Dardan Berisha, ka vazhduar edhe për një stinor marrëveshjen me ekipin nga qyteti i tij, KB Peja.

Verdhezinjtë kanë bërë të ditur dje se kanë arritur marrëveshje me lojtarin, ndërsa përvoja e tij pritet të jetë shumë e rëndësishme në stinorin e ri për Pejën, që po drejtohet nga Gregg Gibson këtë stinor.

Pa shumë fjalë, por me cilësim të madh, Peja zyrtarizoi kapitenin e reprezentacionit të Kosovës dhe lojtarin e vetëm nga Kosova që ka arritur të luajë në Serie A.

“Basketbollisti më i mirë Shqiptar i të gjithë kohërave, Dardan Berisha – vazhdon në shtëpinë e tij edhe për edicionin 2025/26.” — shkroi KB Peja dje.

Në stinorin e kaluar, Dardani 37 vjeç ka pasur mesatarisht 24 minuta për ndeshje te Peja, ndërsa ka shënuar 11.5 pikë, shoqëruar me 2.2 asistime e 2.6 kërcime për ndeshje në Superligë.

Përndryshe, Peja do të garojë në ENBL për herë të parë këtë stinor dhe pret që të kalojë fazën grupore aty.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live