
Pensionohet kampionja olimpike, Nora Gjakova
Përmes një njoftimi të lëshuar nga trajneri i saj Driton Kuka, është bërë e ditur se xhudistja me medalje olimpike nga Kosova, Nora Gjakova, është pensionuar nga xhudoja aktive.

Kuka gjithashtu ka publikuar mesazhin e saj në llogarinë e tij të rrjeteve sociale, ashtu siç e ka shkruar vetë kampionja Nora.

“Falemnderit Xhudo. Sot në ditën e fundit të vitit 2025 po e përmbylli një kapitull të rëndësishëm që mu ka qenë gjithë jeta ime deri tani. Po e përfundoj karrierën si sportiste. Jam rrit e kam marr frymë me xhudon dhe jam e lumtur që e kam jetu andrrën teme.
Sfidat, humbjet dhe fitoret do të mbesin vetëm kujtime të paharrueshme për mu, sepse më kanë bo një ndër sportistet më të suksesshme shqiptare dhe mbi të gjitha, njeriu që jam sot. Jam mirënjohëse për këtë rrugëtim të bukur që kam pas dhe ndihem e përmbushur me gjithçka që kam arrit gjatë këtyre 23 viteve në sport.
Falemnderit që keni qenë pjesë e këtij rrugëtimi: familjes – për hapat në sport dhe për mbështetjen e vazhdueshme, Tonit – që më ngriti si sportiste deri në titullin më të lartë të kampiones Olimpike, shokëve dhe shoqeve – të klubit Ippon në Pejë për çdo ndeshje e përkrahje, shtetit tim – Kosovës për nderin dhe krenarinë që ma dha për me e përfaqësu dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë për përkrahjen ndër vite,” – shkroi Nora Gjakova në mesazhin e saj lamtumirës.

Përndryshe, për të folur për Norën (33) edhe mund të gabohet pa dashje në diçka, andaj siç kishte bërë Federata Evropiane e Xhudos, me një mesazh të shkurtër dhe me paraqitjen e medaljeve të saja – thotë gjithçka.
Falemnderit Nora.
Thank You, Nora Gjakova 🇽🇰
Olympic Games 🥇
World Championships 🥉
Masters 🥈🥉
Grand Slam 🥇🥇🥇🥈🥈🥈🥈🥉🥉🥉
European Championships 🥇 🥈🥉🥉🥉🥉🥉
Grand Prix 🥇🥇🥇🥇🥇🥈🥈🥈🥉🥉🥉🥉
Kampione Olimpike, njeri model dhe një insiprim. I dëshirojmë asaj të gjitha më të mirat në kapiturllin e ardhshëm të jetës.

