
Për një, Hellems MVP më i shpeshtë i stinorit të rregullt!
Pas përfundimit të stinorit të rregullt të stinorit 2025/26 në Superligë, TopSporti.com si merakli i statistikave të ndryshme në sport sjell edhe një statistikë të rëndësihme për lexuesit e saj, që nuk shihet në faqe tjera as të portaleve serioze e le më në llogari të ndryshme të rrjeteve sociale.
Kështu, në 28 javët e kaluara të stinorit të rregullt të Superligës, kemi ndarë sipas ekipit, sipas lojtarit dhe sipas shpeshtësisë më të mirët e zjgedhur nga vetë FBK, si MVP, basketbollistët javë pas jave në njërin ndër stinorët më të paparashikueshëm të Superligës.

MVP më i shpeshtë i stinorit 2025/26 në Superligë, përkundër se arriti me vonesë këtë stinor, është basketbollisti i Vëllaznimit, Jericole Hellems. Ai ka marrë katër herë çmimin e më të mirit të javës nga 28 xhiro në total, ndjekur nga lojtari i Bashkimit, Kyan Anderson, që ka marrë tri herë atë.
TOP-5 MVP:
1. Jericole Hellems (Vëllaznimi) 4 herë
2. Kyan Anderson (Bashkimi) 3 herë
3. Scott Bamforth (Ylli) 2 herë
4. Deondre Burns (Prishtina) 2 herë
5. Cesare Edwards (Peja) 2 herë…
Ndërsa në anën tjetër, sipas ekipeve, Trepça ka më së shumti të tilla. Pesë herë përgjatë stinorit një lojtar i mitrovicasve ka marrë më të mirin e javës, ndjekur nga Vëllaznimi, Bashkimi e Ylli…
TOP-5 MVP, sipas ekipeve:
1. Trepça, 5 herë me lojtarë MVP
2. Ylli, 4
3. Vëllaznimi, 4
4. Bashkimi, 4
5. Peja, 4
6. Rahoveci, 3
7. Prishtina, 2
8. Bora 2.
