Përforcimi i radhës, do të vjen në mesjavën e ardhshme

Trajneri i Prishtinës, Dusan Dubljevic, në deklaratën e dhënë pas ndeshjes të cilën e pësuan nga Trepça ka bërë të ditur se ekipi i tij do të përforcohet me një qendër, në mesjavën e ardhshme.

Ndër të tjera ai ka bërë të ditur se ekipi u mposht nga Trepça për shkak të mungesës së fatit, pa marrë parasysh se nuk kanë pasur lojtarë të mjaftueshëm as për stërvitje 5 me 5 në ditët e fundit.

Gjithashtu, në deklaratën e dhënë pas ndeshjes trajneri malazez i Prishtinës bëri të ditur se në ciklin e fundit të ndeshjeve të Superligës, skuadra e tij nuk do të humb asnjë ndeshje si vendas. E dha si premtim këtë!

Përndryshe, Prishtina është duke e përjetuar stinorin e rregullt më të dobët në histori të saj në Superligë. Bardhekaltërit që janë rekord-kampionë të Kosovës, janë në pozitë të parafundit të renditjes tabelare (zona për playout) dhe me bilanc 8-13.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live