
Përgatitjet në Barcelonë, pa Dakun, Strakoshën e Bajramin
Kombëtarja shqiptare ka nisur dje në Barcelonë përgatitjet për dy ndeshjet e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ndaj Andorrës dhe Anglisë.
Në seancën hapëse stërvitore u stërvitën pjesa më e madhe e lojtarëve që kanë mbërritur, ndërkohë që sonte pritet që grupi të plotësohet me ardhjen e Thomas Strakoshës, Nedim Bajramit dhe Mirlind Daku.
Grupi i lojtarëve u stërvit fillimisht në palestër dhe më pas zbriti në fushë për ushtrime të ndryshme taktike. Berat Gjimshiti dhe Arbër Hoxha u stërvitën vetëm në palester, me fokus rikuperimin, duke qenë se kanë luajtur me klubet e tyre dje.
Kombëtarja do të vijojë përgatitjet në Spanjë përpara se të niset drej Andorrës për ndeshjen e datës 13 nëntor.
Rrugëtimi kualifikues deri tani:
REZULTATET E DERITASHME:
21 mars,
Anglia-Shqipëria 2-0
Andorra-Letonia 0-1
24 mars,
Anglia-Letonia 3-0
Shqipëria-Andorra 3-0
7 qershor,
Andorra-Anglia 0-1
Shqipëria-Serbia 0-0
Serbia-Andorra 3-0
Letonia-Shqipëria 1-1
Anglia-Andorra 2-0
9 shtator,
Serbia-Anglia 0-5
Shqipëria-Letonia 1-0
11 tetor,
Letonia-Andorra 2-2
Serbia-Shqipëria 0-1
14 tetor,
Letonia-Anglia 0-5
Andorra-Serbia 1-3.
TABELA AKTUALE, GRUPI K:
1. Anglia 18 pikë (6 ndeshje)
2. Shqipëria 11 pikë (6 ndeshje)
3. Serbia 10 pikë (6 ndeshje)
4. Letonia 6 pikë (7 ndeshje)
5. Andorra 1 pikë (7 ndeshje)
NDESHJET E MBETURA:
13 nëntor,
Andorra-Shqipëria
Anglia-Serbia
16 nëntor,
Serbia-Letonia
Shqipëria-Anglia.
(Për në Botërorin 2026 kualifikohet direkt vetëm fituesi i grupit. Skuadra që përfundon e dyta siguron të drejtën për ndeshje playoffi, ku duhet të kalojë dy raunde playoffi (gjysmëfinale dhe finale) për të arritur biletën e Botërorit.)
