Përzgjedhësi i Kosovës, merr detyrën e trajnerit të Pejës 03

Bujar Loci, që nisi stinorin si trajner i Rahovecit 029 në Superligë të meshkujve, pastaj u emëruar në detyrën e përzgjedhësit të Kosovës për parakualifikueset drejt Eurobasket 2029, është emëruar sonte edhe zyrtarisht si trajner i ri i ekipit KBF Peja 03.

“Rrugëtimi ynë vazhdon me energji të re!
Me kënaqësi ju prezantojmë trajnerin e ri të ekipit tonë, Bujar Loci. Një emër shumë i respektuar në basketbollin kosovar, me përvojë dhe profesionalizëm të dëshmuar ndër vite.
Bujari aktualisht është gjithashtu trajner i përfaqësueses së Kosovës te meshkujt, ndërsa është vlerësuar edhe si Trajneri i Vitit në Kosovë, një dëshmi e punës dhe rezultateve të tij në basketboll.
Jemi të bindur që me përvojën, përkushtimin dhe vizionin e tij, rrugëtimi ynë do të vazhdojë drejt objektivave të mëdha.
Mirë se erdhe në familjen tonë, Coach!” — shkroi klubi i femrave të qytetit të Pejës.

TABELA AKTUALE

Përndryshe, KBF Peja 03 është lidere e Superligës së femrave dhe pas 16 xhirove të zhvilluara ka bilanc 15-1.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live