Playoff ekspres!

Nuk ka pushim fare!

Me marrjen fund të ndeshjeve të xhiros së fundit të Superligës sonte dhe nesër, ata që kanë siguruar playoffin hynë në aksion menjëherë.

Playoffi i Superligës nis këtë të shtunë, ndërsa do të zhvillohen ndeshjet çerekfinale të playoffit ku do të takohen skuadrat që përfundojnë në pozitat 3, 4, 5 dhe 6.

Aktualisht, pozitën e tretë e ka siguruar Bora, ndërsa në çerekfinale të playoffit pret ekipin që do të përfundojë në pozitë të gjashtë, ndërkaq pozitat 4-5 do ta ndahen ndërmjet Yllit dhe Pejës, por mbetet të shihet se cila do të përfundojë e katërta për të siguruar avantazhin e terrenit vendas në playoff.

Derisa Trepça dhe Bashkimi si dy skuadrat që kanë siguruar dy pozitat e para në renditje tabelare kanë siguruar kalimin direkt në gjysmëfinale të playoffit, ato do të pushojnë derisa të kuptojnë rivalët e tyre që do të dalin nga çiftet përkatëse.

ÇEREKFINALET E PLAYOFFIT

Çerekfinalet e playoffit luhen deri në tri ndeshje, ku ekipi që arrin së pari dy fitore siguron gjysmëfinalen. Pozita e tretë dhe e katërt do të kenë përparësinë e terrenit vendas.

GJYSMËFINALET E PLAYOFFIT

Pasi që të kuptohen fituesit e ndeshjeve çerekfinale, atëherë në garë futen edhe Trepça e Bashkimi. Trepça do të luajë me fituesin e përballjes çerekfinale Ylli – Peja dhe do të ketë përparësinë e terrenit vendas në sistemin e ndeshjeve vajtje-ardhje me maksimalisht pesë ndeshje dhe ekipi që arrin së pari tri fitore, do të dalë në finale. Bashkimi do të ndeshet në gjysmëfinale me fituesin e përballjes çerekfinale Bora – (Prishtina ose Vëllaznimi).

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live