Prishtina mbetet pa fitore me Tovërlanin!

Kaluan dy xhiro, por Prishtina ende nuk ka shijuar fitore me trajnerin e ri Afrim Tovërlani! Ekipi bardhekaltër nga kryeqyteti ka barazuar sot ndaj Ferizajit në “Fadil Vokrri”, derisa Tovërlani ka zhvilluar dy ndeshjet e para ndaj dy skuadrave më së poshti të ranguara në Superligë aktualisht dhe nuk ka arritur të nxjerrë fitore!

Prishtinës iu anuluan dy gola sot, për shkak të ofsajdit. Njëra me të nisur ndeshja, tjetra me të arritur epërsinë me golin e Mario Ilievskit! Por, nuk vonoi Ferizaji fitoi penallti dhe kështu me gol të Jakup Berishës barazoi rezultatin! Prishtina pati edhe disa raste të mira, pa sukses. Në fund, Prishtina – Ferizaji 1-1 [Mario Ilievski 51′ — Jakup Berisha 60’pen.].

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Prishtina tashmë e dyta në renditje ka 2 pikë më pak sesa Ballkani dhe një ndeshje më pak. Ferizaji mori edhe një pikë, mbetet i parafundit por tani me 16 pikë nga 16 ndeshje.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live