Rahoveci 029 fiton Vëllaznimin në miqësore

Skuadra e re e Superligës, Rahoveci 029, ka shënuar fitore në miqësoren e sotme ndaj Vëllaznimit. Ekipi i vreshtarëve, që muaj më parë ndërroi emrin prej Grapeland në Rahoveci 029 ka fituar duelin me 16 pikë dallim, duke shënuar triumf me rezultat: Vëllaznimi 70-86 Rahoveci 029.

Rahoveci 029 drejtohet nga Bujar Loci, që është trajneri i vetëm nga Kosova që do të nis këtë edicion Superligën 2025/26. Të gjitha ekipet tjera kanë trajnerë të huaj.

Klubi rahovecian ka bërë gjithashtu të ditur se të enjtën prej orës 17.00 do të luajë miqësore në “Mizahir Isma” ndaj Tiranës, në kuadër të përgatitjeve për stinorin e ri të Superligës, ku ekipi i Locit do të debutojë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live