
Rahoveci 029 liron dy basketbollistë
Ekipi debutues në Superligë, Rahoveci 029, ka larguar dy lojtarë të saj nga rosteri së fundi. Vreshtarët kanë bërë të ditur se kanë ndarë rrugët me basketbollistin amerikan AJ Patty dhe atë vendor, Eliot Peci.
Duke i falenderuar për kontributin e dhënë për ekipin në pjesën e parë të stinorit, Rahoveci 029 i ka uruar suksese atyre.
Patty, që luante në pozitën e alos te Rahoveci 029 ka pasur mesatare prej 7.5 pikësh për ndeshje, 1.2 asistime dhe 2.7 kërcime, në mesataren 19.7 minutëshe në ndeshje, për 6 sa i zhvilloi në Superligë.
Ndërkaq Peci, që luajti 11 ndeshje për Rahovecin 029 këtë stinor në Superligë ka pasur mesatarisht 8 minuta për ndeshje, duke shënuar 1.6 pikë, 0.4 asistime dhe 0.6 kërcime për ndeshje.
Rahoveci 029 që drejtohet nga Bujar Loci, pas XIII xhirove të para në Superligë ka bilanc 5-8 ndërsa është në pozitë të gjashtë të tabelës.
