Reagimi i parë i pejanëve, rikthejnë lojtarin e stinorit të kaluar!

Peja ka qenë e angazhuar sot me njoftim për largime nga ekipi, ndërsa më në fund ka bërë të ditur se ka angazhuar në ekip basketbollistin amerikan që e kanë pasur në stinorin e kaluar në skuadër.

Fjala është për Da’Quan Braceyn, i cili thirret edhe “Day-Day”. Përgjatë stinorit 2026/27 ai te Peja ka luajtur mesatarisht 34.1 minuta për ndeshje, duke dhënë 19.1 pikë, 5.8 asistime dhe 3.2 kërcime.

Së fundi, Bracey ishte pjesë e ekipit meksikan Angeles, ku në 20 paraqitje aty luajti mesatarisht 21.1 minuta për ndeshje, duke shënuar 8.6 pikë, 2.9 asistime dhe 1.7 kërcime për ndeshje.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live