Peja largon dy lojtarë të huaj!

Disfatat e Pejës së fundi, tre me radhë, kanë bërë që ekipi të hyjë në një ristruktim të skuadrës sa i përket lojtarëve të huaj të saj në roster. Verdhezinjtë pas humbjes nga Rahoveci 029, të cilën siç duket nuk e kanë pritur fare, kanë vendosur që të ndërprejnë bashkëpunimin me lojtarët Robert Smith dhe Trevor Moore.

Smith te Peja luajti me mesatare prej 36 minutave për ndeshje, duke shënuar 26.3 pikë për lojë, 6 asistime dhe 4.8 kërcime, ndërkaq Moore kishte mesatare prej 29.3 minutash, me 13.5 pikë, 2.3 asistime dhe 3.3 kërcime për ndeshje.

Në ndërkohë pritet të shihet se cilët lojtarë do të jenë zëvendësues të dyshes së larguar, pasi që deri në fundin e ciklit të parë të ndeshjeve të Superligës kanë mbetur edhe dy xhiro.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live