
Lajmet kryesoreNdërkombëtare
Rekordi i mbrapshtë për Erik Ten Hagun te Bayer Leverkusen!
Aventura e Erik ten Hagut te Bayer Leverkusen zgjati vetëm dy xhiro të Bundesligës.
Trajneri holandez që ishte ndarë me Manchester Unitedin arriti këtë verë te ekipi gjerman dhe pas vetëm dy ndeshjeve u shkarkua nga detyra, si pasojë e barazimit me Werder Bremenin në fundjavë, duke pasur epërsinë 1-3, për të mbaruar ndeshja 3-3!
Me këtë, Ten Hag është bërë trajneri i parë në histori të Bundesligës që arrin në verë dhe nuk qëndron as tre xhiro të stinorit të ri në ekipin e tij.
Bayer Leverkusen këtë verë shiti një mori lojtarësh të ekipit të parë, ndërkaq dy stinorë më parë ishte kampion i Gjermanisë nën drejtimin e Xabi Alonsos, ku fitoi titullin për herë të parë në histori të klubit.