
Rivalët e mundshëm të Shqipërisë në playoff për Botëror!
Pas arritjes historike, të sigurimit për herë të parë të playoffit për Kampionat Botëror, tash Shqipëria do të pret shortin e 20 nëntorit ndërsa do të bëhet gati për ndeshjen(t) e marsit, ku edhe sigurohet bileta për Botëror!
Kampionati Botëror “USCAME 2026” pas kualifikimeve direkte që do të sigurohen nga vendet e para të kualifikueseve evropiane (12) do të pranojë edhe 4 skuadra tjera nga zona e UEFA-së (evropiane). E ata do të përcakohen nga playoffi që do të luhet në mars të vitit të ardhshëm.
Kështu, kuqezinjtë së pari do të ndeshen me njërin nga ekipet e vazos së dytë – që quhet gjysmëfinale playoffi. Nëse e kalon atë, atëherë në finale të playoffit do të luajë me fituesin e gjysmëfinales tjetër, ku ndeshen vazoja e parë me të katërtën.

Për momentin, vazot janë kështu:
VAZO 1: Italia, Turqia, Ukraina, Polonia;
VAZO 2: Uellsi, Hungaria, Skocia, Çekia;
VAZO 3: Sllovakia, Rumania, Shqipëria, Kosova;
VAZO 4: Suedia, Maqedonia V., Moldavia dhe Irlanda V.
Pra, shorti përcakton 4 rrugëtime ku ndeshen:
Gjysmëfinalja:
a) Vazo 2 vs. Vazo 3
b) Vazo 1 vs. Vazo 4
–
Finalja:
Fituesi a) vs. Fituesi b).
Fituesi i finales, merr biletën për Botëror.
Pos punës në fushë të lojtarëve, me pak fat në short, gjithçka duket e arritshme për djemtë e Sylvinhos për të arritur historinë e madhe – sigurimin e Botërorit për kuqezinjtë.
Për më tepër detaje se si shkohet në playoff, lexo artikullin e veçantë.
Rrugëtimi kualifikues deri tani:
REZULTATET E DERITASHME:
21 mars,
Anglia-Shqipëria 2-0
Andorra-Letonia 0-1
24 mars,
Anglia-Letonia 3-0
Shqipëria-Andorra 3-0
7 qershor,
Andorra-Anglia 0-1
Shqipëria-Serbia 0-0
Serbia-Andorra 3-0
Letonia-Shqipëria 1-1
Anglia-Andorra 2-0
9 shtator,
Serbia-Anglia 0-5
Shqipëria-Letonia 1-0
11 tetor,
Letonia-Andorra 2-2
Serbia-Shqipëria 0-1
14 tetor,
Letonia-Anglia 0-5
Andorra-Serbia 1-3.
13 nëntor,
Andorra-Shqipëria 0-1
Anglia-Serbia 2-0
TABELA AKTUALE, GRUPI K:
*1. Anglia 21 pikë (7 ndeshje)
**2. Shqipëria 14 pikë (7 ndeshje)
3. Serbia 10 pikë (7 ndeshje)
4. Letonia 5 pikë (7 ndeshje)
5. Andorra 1 pikë (8 ndeshje)
NDESHJET E MBETURA:
16 nëntor,
Serbia-Letonia
Shqipëria-Anglia.
(Për në Botërorin 2026 kualifikohet direkt vetëm fituesi i grupit. Skuadra që përfundon e dyta siguron të drejtën për ndeshje playoffi, ku duhet të kalojë dy raunde playoffi (gjysmëfinale dhe finale) për të arritur biletën e Botërorit.)
*(Anglia ka siguruar kualifikimin direkt për Kampionat Botëror, si fitues i grupit)
**(Shqipëria ka siguruar pjesëmarrjen në playoff për Kampionat Botëror)
