Sarin si kundërshtar, mposht Vëllaznimin

I larguar nga Vëllaznimi javë më parë, Jeronimo Sarin është kthyer në “Shani Nushi” por tash si trajner kundërshtar duke komanduar lojtarët e Yllit, të cilët dolën triumfues në fund, 66-71, për t’ia dhënë edhe disfatën e parë trajnerit të ri të Vëllaznimit, Rajko Krivokapic.

Ylli gjatë tre çerekëve të parë ngriti gradualisht dallimin në pikë, ndërsa kur në periudhën e fundit të lojës kuqezinjëtë vendas filluan të ulnin dallimin, ishte vonë për të bërë përmbysje!

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Antwan Scott dha 20 pikë, 6 asistime e 7 kërcime te Ylli në fitore. Arian Çallakaj luajti me 18 pikë e 7 kërcime, ndërsa 10 pikë e 5 kërcime i bëri Brandon Huffman.

Te Vëllaznimi, më i dalluari i tyre Jericole Hellems u ndalë në 13 pikë, njëjtë sikurse edhe Ziggy Reid.

Fitorja, bën që Ylli të mbyllë xhiron e dhjetë të Superligës me bilanc 3-7, duke u barazuar tani me Vëllaznimin. Por, Ylli është i parafundit në renditje tabelare për shkak të koshdallimit aktualisht. Vëllaznimi është në fund të tabelës me 3-7.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live