
Senegali me rekord përfitime nga AFCON
🇸🇳 Kombëtarja e Senegalit pasi që triumfoi në AFCON 2025 ka përfituar në total 11.6 milionë dollarë amerikanë, që është shpërblimi më i madh ndonjëherë i dhuruar nga CAF.
💵 7 milionë dollarë amerikanë si fitues i AFCON 2025.
💵 4.6 milionë dollarë nga rrugëtimi deri në finale të AFCON 2025.
Shpërblimet e ndara nga AFCON:
⦿ Eliminimi në fazën grupore — 500 mijë dollarë amerikanë;
⦿ Vendet e treta më të mira — 700 mijë dollarë;
⦿ E teta e finales — 800 mijë;
⦿ Çerekfinale — 1.3 milionë;
⦿ Gjysmëfinale — 2.5 milionë;
⦿ Finale — 4 milionë.
AFCON-i tjetër, për herë të parë në 3 shtete organizatore
Kjo është hera e parë që Konferedata Afrikane e Futbollit (CAF) jep një shpërblim kaq të madh për fituesin, pasi që i është ngritur buxheti i përgjithshëm i organizimit përmes sigurimit të sponsorëve dhe transmetuesve të ndeshjeve.
Pas AFCON 2027, çdo 4 vjet
Gjithashtu, është dakorduar që pas AFCON-it të radhës në vitin 2027 që për herë të parë do të mbahet në tri shtete, Kenia, Tanzania dhe Uganda, AFCON-at tjerë të organizohen çdo katër vite.
