Shkarkohet Besnik Hasi!

Trajneri gjakovar, Besnik Hasi, është shkarkuar nga detyra e tij si kryetrajner i Anderlechtit belg. Ekipi belg ka bërë të ditur dje se ka ndarë rrugët me trajnerin Hasi, për shkak të mungesës së rezultateve me klubin.

Besniku 54 vjeç është legjendë e klubit të Anderlechtit dhe kjo ka qenë periudha e dytë e tij si trajner aty. Anderlecht aktualisht është në pozitë të katërt të renditjes tabelare në Jupiler ligën belge, por ka 13 pikë më pak se liderja, Royal Union (49).

“RSC Anderlecht i dha fund bashkëpunimit me trajnerin Besnik Hasi. Klubi dëshiron ta falenderojë Hasin për angazhimin dhe përkushtimin e tij. Edward Still do të marrë përkohësisht drejtimin e ekipit të parë, derisa klubi të emërojë trajner të ri.” — shkroi Anderlecht në faqen zyrtare të klubit.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live