Shqipëria mposhtet me përmbysje, shuhet ëndrra për Botëror

Është shuar ëndrra e Shqipërisë për Botërorin e kësaj vere.

Ndonëse ishte në epërsi pas pjesës së parë, Shqipëria humbi ndeshjen në pjesën e dytë, me përfaqësuesen polake që përmbysi gjithçka dhe e fitoi këtë përballje me rezultat 2-1.

11-SHET STARTUESE

Goli i vetëm i pjesës së parë u shënua nga Arbër Hoxha. Në minutën e 42′, Hoxha si një sulmues me mjaft përvojë e kaloi portierin polak dhe shënoi për 0-1 të Shqipërisë.

Por megjithatë, festa shqiptare nuk zgjati shumë.

Fillimisht për barazim shënoi Robert Lewandowski në minutën e 63′, e rezultatin plotësisht e përmbysi goli i Piotr Zielinskit 10 minuta më vonë, për përfundimtaren 2-1 në të mirë të polakëve.

Kështu, ëndrra e Shqipërisë për Botërorin e këtij viti përfundon këtu, e Polonia në finale të Play Off-it do të luajë kundër Suedisë, e cila sonte eliminoi Ukrainën në gjysmëfinalen tjetër të kësaj katërshe.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live