
KosovaNdërkombëtare
Sllovakia vs Kosova, kë favorizojnë bastoret?
Në Bratisllavë të Sllovakisë, nesër mbrëmë Kosova do të jetë mysafire e Sllovakisë, në përballjen në kuadër të gjysmëfinales së Play Off-it për kualifikim në Botërorin e kësaj vere.
Kosova e drejtuar nga Franco Foda do ta synojë triumfin, për ta pritur më pas në finale në Prishtinë fituesin e duelit Turqia vs. Rumania. Fituesi i finales së këtij Play Off-i siguron një biletë për Botërorin e vitit 2026.
Një ditë para ndeshjes, bastoret favorizojnë më tepër Sllovakinë vendase.
Bet365 kuoton fitoren e sllovakëve me 2.10, barazimi kuotohet me 3.20, kurse fitorja e Kosovës mban kuotën 3.70.
Ngjashëm janë kuotat edhe nga bastoret tjera sa i përket kësaj ndeshjeje, kurse në përgjithësi nga kjo katërshe për të kaluar në Botëror favorizohet Turqia.
