
KosovaNdërkombëtare
Sllovenia vs Kosova, 11-shet startuese
Sonte në Lubjanë, Kosova zhvillon një prej ndeshjeve më të rëndësishme në historinë e deritashme të futbollit tonë.
Ndaj Sllovenisë vendase, Kosova do të tentojë që ta marrë të paktën një barazim, që do të ishte i mjaftueshëm për ta siguruar fazën e Play Off-it drejt Botërorit 2026, një arritje që do të ishte historike.
Skuadrat startojnë kështu:
SLLOVENIA (5-3-2): Oblak; Karnicnik, Brekalo, Bijol, Drkusic, Janza; Elsnik, Horvat, Stankovic; Vipotnik, Sporar.
KOSOVA (3-5-2): Amir Shaipi; Mërgim Vojvoda, Lumbardh Dellova, Amir Rrahmani, Albian Hajdari, Dion Gallapeni; Leon Avdullahu, Elvis Rexhebeçaj, Florent Muslija; Fisnik Asllani, Vedat Muriqi.
Ndeshja fillon në ora 20:45.
