
St. Jakob-Park përplot për ndeshjen Zvicra-Kosova
Kosova do të nis ndeshjet kualifikuese për Botërorin e radhës të premten. Është mysafire e Zvicrës në Bazel. Zvicra është bartëse e grupit, ndërsa dueli i parë është paraparë të luhet në stadiumin St Jakob-Park të Bazelit.
Ajo që është për tu theksuar është fakti se biletat për ndeshjen Zvicra-Kosova janë shitur të gjitha dhe stadiumi që ka kapacitet për ndeshjet e ligës zvicerane në 38 mijë e 512 dhe për ndeshje ndërkombëtare ka kapacitet prej 37 mijë e 500 ulëse – do të jetë përplot.
Pas ndeshjes ndaj Zvicrës, Kosova më 8 qershor pret Suedinë në “Fadil Vokrri” ndeshje për të cilën gjithashtu janë shitur thuajse të gjitha biletat.
Kosova, që bën pjesë në Grupin B kualifikues për Botërorin që do të mbahet në vitin e ardhshëm në SHBA, Kanada dhe Meksikë, ka kundërshtarë në grup Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë.
Vetëm ekipi që përfundon i pari në grup siguron biletën për Botëror, ndërsa pozita e dytë do të ketë mundësi që përmes tre ndeshjeve playoffi të merr biletë alternative për garën më të madhe të botës për kombëtare.