Superliga: 5-shja e javës (10)

Duele tepër interesante kishte edhe në xhiron e dhjetë të Superligës. Derbi ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës kaloi me fitoren e mitrovicasve, që shfrytëzuan mungesat e prizrenasve për t’ua shkaktuar humbjen e tretë radhazi.

Jeronimo Sarin u kthye në Gjakovë si triumfues, ku me ekipin e tij të ri Ylli, mposhti Vëllaznimin që mori një ritëm të fitoreve së fundi. Bora befasoi Pejën dhe ua mohoi lidershipin, ndërsa Prishtina menzi arriti t’ia dalë t’i kthehet fitoreve, duke e mposhtur debutuesin e Superligës, Rahovecin 029.

TopSporti.com ka bërë përzgjedhjen e 5-shes më të mirë të javës, bazuar në performancat e lojtarëve dhe rëndësitë e ndeshjeve, ndërsa në pesëshen më të mirë të xhiros kanë depërtuar:

Amin Hot (Bora), Alex Hunter (Bora), Mikaile Tmusic (Trepça), Arian Qallaku (Ylli), Adrio Bailey (Prishtina).

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live