Superliga: 5-shja e javës (18)

Nuk ka të ndalur Trepça, ndërsa liderja e Superligës ka arritur t’i fusë dy lojtarë të saj në 5-shen më të mirë të xhiros XVIII të Superligës nga ekipi i TopSportit.

Vëllaznimi fitoren e arriti falë Jericole Hellemsit fantastik, ndërsa Bashkimi kaloi më së lehti ndonjëherë Prishtinën e Peja u këndell me fitore ndaj Rahovecit.

Në TOP ekipin e xhiros, sipas rezultateve të arritura dhe rëndësisë së ndeshjeve janë futur dy basketbollistë të Trepçës dhe nga një prej Vëllaznimit, Bashkimit dhe Pejës, për tu kompletuar ekipi për këtë xhiro.

5-shja më e mirë e xhiros XVIII të Superligës sipas TopSportit është: O’Showen Williams (Peja); Shannon Shorter (Bashkimi); Kenny Hasbrouck (Trepça); Jericole Hellems (Vëllaznimi) dhe Dardan Kapiti (Trepça).

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live