
FBK Superliga
Superliga: 5-shja e javës (9)
Xhiroja e nëntë e Superligës kaloi me shumë befasi. Vëllaznimi mposhti Trepçën, Bashkimi u mposht nga Rahoveci 029, ndërsa Bora kaloi Prishtinën në derbi.
Fitorja e vetme e pritshme ishte ajo e Pejës ndaj Yllit, bazuar në formën e deritashme të ekipeve. Kështu, TopSpoorti.com ka bërë përzgjedhjen e më të mirëve të xhiros, bazuar në performancën e tyre krahas kundërshtarit.

Pesëshja e përzgjedhur për këtë xhiro është: Alex Hunter (Bora), Marques Warrick (Vëllaznimi), Kentrell Pullian (Rahoveci), Jericole Hellems (Vëllaznimi) dhe Tajh Green (Peja).
