Superliga — Formacioni i javës (10)

Ka përfunduar edhe xhiroja e dhjetë e Superligës, ndërsa Prishtina po vazhdon kryesimin e tabelës duke bërë distancë ndaj ndjekësve, pas barazimit që Ballkani e bëri me Gjilanin.

Malisheva arriti fitore të rëndësishme jashtë, ndërkaq Drita kaloi pengesën ferizajase me golat e shënuar në pjesë të dytë. Goleadë në Podujevë, pasi që Llapi bëri rikthim në rezultat për të fituar Drenicën, 4-3.

Përgjithëësisht, bazuar në performancat e lojtarëve individualisht në këto ndeshje, TopSporti.com ka bërë përzgjedhjen e 11-shes më të dalluar të javës që janë:

Marjan Coric (LLA); Mario Zebic (GJI), Jorgo Pëllumbi (DRI), Ramiz Bytyqi (PRI), Ilir Blakçori (LLA); Giovanni (BAL), Hamdi Namani (PRI); Altin Aliu (MAL), Albin Prapashtica (GJI); Axel Gnapi (LLA), Kreshnik Uka (DRE).

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live