Superliga: Formacioni i javës (23)

Me tri ndeshjet e së hënës, përfundoi xhiroja XXIII e Superligës së Kosovës në futboll, ndërsa lirisht mund të thuhet se Drita lidere dhe kampione aktuale përfitoi më së shumti nga kjo xhiro.

Pse? Sepse gjilanasit përkundër angazhimeve evropiane që i kishin dhe shtyerjeve të ndeshjeve në Superligë, ata kanë arritur të rikthehen në lojë dhe të marrin kreun, e këtë xhiro si Ballkani ashtue dhe Pishtina u mposhtë.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Përndryshe, rezultate dhe ndeshje tejet të mira të treguara në këtë xhiro kanë bërë që TopSporti.com pas diskutimeve të gjata të sigurojë 11-shen më të mirë të xhiros, e cila vjen me këta lojtarë si mëposhtë.

GK Ilir Avdyli (MAL); CB Besir Iseni (DUK), CB Egzon Bejtulai (DRI), RWB Armend Thaqi (GIL), LWB Arlind Veliu (MAL); DMF Albert Dabiqaj (DRI), AMF Arbnor Ramadani (LLA), AMF Edon Sadriu (LLA); RW Liridon Balaj (DRI), LW Laurent Xhylani (MAL), CF Ade Oguns (FRZ).

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live