
FFK Superliga e Kosovës
Superliga sot: dy ndeshje, dy barazime
Dy ndeshje, dy barazime sot në Superligë.
Në ndeshjen e parë të ditës, sot Ballkani barazoi në shtëpi ndaj Ferizajit.
Ndonëse e mbylli pjesën e parë në epërsi falë golit të shënuar nga Walid Hamidi 16′, Ballkani e lëshoi fitoren në pjesën e dytë. Ishte zëvendësuesi Betim Haxhimusa ai që shënoi pak pasi filloi pjesa e dytë për përfundimtaren 1-1.
E me fillim nga ora 18:30, Prishtina dhe Gjilani barazuan pa gola.
Tri ndeshjet e mbetura të xhiros luhen nesër, që të trija me fillim nga ora 13:00.
