
FBK SuperligaNdërkombëtare
Tajh Green prezentohet te ekipi i ri
Pasi kaloi një pjesë të mirë të stinorit 2025/26 në ekipin e Pejës në Superligë të Kosovës, amerikani Tajh Green ka gjetur angazhim të ri. Alo-qendra amerikane me 203 centimetrat e tija, është zyrtarizuar ditë më parë si lojtar i ri i ekipit bullgar, Balkan Botevgrad.
Green, që në Superligë kishte mesatare prej 13.6 pikëve, 1 asistimi dhe 8.2 kërcimeve për ndeshje, është tashmë pjesë e Balkanit, ndërsa klubi i ri i ka uruar mirëseardhje për pjesën e fundit të stinorit atij.

Balkan Botevgrad është lider i NBL-së bullgare dhe ka bilanc 17-3, duke qenë për një fitore mbi ndjekësin e parë të tyre në renditje, Rilski.
