Tefik Çanga me përmbysje të madhe në “Riza Lushta”

Ekipi debutues në Ligë të Parë të Kosovës, Tefik Çanga, ka bërë befasinë më të madhe të ditës të shtunën në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Parë.

Të drejtuar nga Sherif Topalli, ferizajasit kanë arritur që të befasojë Trepçën’89 në “Riza Lushta”, ku këta të fundit kishin epërsinë pas pjesës së parë, 2-1.

Shiko: TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË

Por, se çka ndodhi më pas mund të tregon vetëm angazhimi i madh i lojtarëve mysafirë që përkundër të gjithave kanë luftuar për të arritur së pari barazimin, e më pas edhe fitoren për ta befasuar plotësisht ekipin e drejtuar nga Gani Sejdiu, me përfundimtaren: Trepça’89 – Tefik Çanga 2-3 [Ardian Hasani 15′, Albin Kapra 44′, — Eurent Krasniqi 38’pen., Toni Kasa 85′, Ardi Arifi 90′].

Përndryshe, kjo ka qenë fitorja e dytë kampionale e Tefik Çangës, që tashmë ka dalë në pozitë të shtatë duke pasur në total 7 pikë pas 4 ndeshjesh, derisa mitrovicasit kanë pësuar humbjen e parë sezonale dhe kanë 5 pikë pas 4 ndeshjesh.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live